14:16 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Rama dorëzohet për ministrin kosovar, mirëpo e kërcënon Metën me veprimet e ardhshme!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përfundimisht është dorëzuar për çështjen e emërimit të ministrit të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Përmes një postimi në “Tëitter”, shefi i ekzekutivit theksoi se nuk do të vazhdojë debatin me Ilir Metën për këtë çështje.

 “Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutës në zyrën e Presidentit, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorreshës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetuese do t’i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha tek njerëzit e zero tek çizmet”, ka shkruar Rama. /Indeksonline/