12:02 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rama flet për pastrimin e fushave të minuara (Video/Foto)

Komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama në raportimin e tij para Komisionit për Punë të Brendshme, ka folur për trajnimet që i bënë vazhdimisht FSK.

Rama ka theksuar se trajnimet që i  bëjnë e që i quajnë rifreskuese do të vazhdojnë akoma dhe se synimi i FSK është pastrimi i fushave të minuara, raporton Indeksonline.

“Për herë të parë do të bëjmë një ushtrim mbarëkombëtar me gjithë akterët që kanë të bëjnë me sigurinë, me policinë, emergjencën, shoqërinë civile, kryqin e kuq,  spitalet etj. Të gjithë akterët janë të përfshirë në këtë proces dhe janë analizuar të gjithë skenarët që secili e di se cila është  detyra që do të kenë”, ka thënë Rama. /Indeksonline/