19:15 / E Diele, 12 Korrik 2020 / C E

Rama optimist: Drenica mbetet në Superligë

Drenica është mposhtur nga Gjilani me rezultat 2-0 dhe është vetëm tri pikë larg zonës që dërgon në Ligën e Parë.

Trajneri i Drenicës, Fadil Rama ka thënë se ndeshja u humb shkaku i gabimeve që bënë lojtarët.

Ne kemi filluar me një respekt të tepërt në pjesën e parë kemi bërë disa gabime që na kushtuan me dy gola. Në pjesën e dytë u organizuar por që nuk arritëm të marrim rezultat pozitiv“, ka thënë Rama për Supersport Kosova pas ndeshjes.

Ai është pyetur edhe nëse rrezikon që skuadra e tij të bie nga kategoria.

Dy lojët në shtëpi do t’i fitojmë kurse kundër dritës do të mundohemi që të marrim një rezultat pozitiv“, u shpreh me optimizëm trajneri.

Drenica luan në shtëpi ndaj dy skuadrave të fundit, Vushtrrisë dhe Dukagjinit derisa luan në Gjilan ndaj Dritës. /IndeksOnline/