12:19 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Rama replikon me Berishën: Nuk e gjeni dot në Jeruzalem shpëtimin, Sali!

Debati në Kuvend lidhur me votën në OKB për Jeruzalemin.

Deputeti i PD-së, Sali Berisha deklaron se vota në OKB ishte kundër interesit shqiptar. Berisha tregon dhe një telefonatë me kryeministrin turk ku i është shprehur qartë.

Rama përgjigjet.

Sali Berisha: “Ta dënojmë me forcë sikundër Shqipëria duhet të konsiderojë dhe qëndrimin ndaj Jeruzalemit”. Shqipëria nuk do të nëhet kurrë shtojcën e sigurisë në politikën e sigurisë globale

Edi Rama: Sot kërkoni shpëtimin në Lindjen e Mesme. Sa të jetë kjo parti në qeveri nuk keni asnjë shans që ky vend të mbetet pa drejtësi. Jeni gati të bëheni çifutë, eskimezë, dele e zezë e të fshiheni pas një identiteti tjetër e të mos ju kapin.

Qohesh këtu e thua 21 janari, fjalën e parë. S’është rastësi gjuha shkon atje ku të dhëmb dhëmbi. Po ty të dhëmb tjetër vend dhe atë vend gjuha nuk ta lan dot.

Ti Sali bashkë me mikun tim e futët detin në govatë dhe e firmosët në mënyrë antikushtetuese. Deti të na marrë të gjithëve vetëm të kalojmë matanë asaj grope të ndëshkimit të drejtësisë që nuk keni më asnjë shans ta ndaloni. S’jua kemi fajin që kanë filluar tu thyhen arrat. Nuk e gjeni dot në Jeruzalem shpëtimin, Sali! Strehën që po ju shembet. Streha po shembet se ne në këtë betejë. Nuk ju bashkon Jeruzalemi ju, se ju bashkon drejtësia”, ka përfunduar Rama, shkruan Ora.