09:10 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rama uron Vitin e Ri me pamje nga Vlora

Edhe në këtë ditë të diele që shënon fundin e vitit 2917, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk mund të mungonte me urimin e tij për të gjithë shqiptarët.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook Rama ka zgjedhur të përshëndesë ndjekësit e tij me pamje nga qyteti i Vlorës, i cili tashmë është i “veshur” me petkun e festave të fundvitit.

Kreu i qeverisë ka postuar një video të cilën e ka shoqëruar me urimin për një të dielë sa më të qetë dhe sa më festive.

“Mirëmëngjesi dhe me këto pamje të Vlorës së rilindur dhe të zbukuruar për festat e fundvitit, ju uroj një të dielë të qetë dhe sa më festive këtë ditë të fundit të vitit”, shkruan Rama.