75 Mall Live Search
16:31 / E Hënë, 12 Gusht 2024 / LB

Ramadan Shabani një nga figurat më të shquara shqiptare për pajtimin e gjaqeve

Shkruan: Lulzim Dragidella 

Ramadan Shabani i Kijeves 1865-1931. Është një nga figurat më të shquara në historinë shqiptare për zgjidhjen e ngatrresave e pajtimin e gjaqeve.

Me rastin e 115 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, Presidenti dhe Kryeministri I atëhershëm  i Republikës së Shqipërisë, Dr.Sali Berisha, e dekoroi Ramadan Shabanin me „Urdhërin e Lirisë të klasës së parë“, si „udhëheqës dhe organizator i shquar i kryengritjeve gjithëkombëtare për pavarësi që sollën krijimin e shtetit shqiptar në vitin 1912“. Është ky urdhëri më i lartë që jepej në Republikën e Shqipërisë.

KAJTAZ RAMADANI  “Leka”, djali I Ramadan Shabanit (1890-u pushkatua më 1946)

Ramadan Shabani (junior), vjehrri im, është stërnip i Ramadan Shabanit dhe nipi i Kajtaz Ramadanit.

Bisedat me të nuk janë kurrë të mërzitshme. Gjithmonë mëson diçka prej tij për veprat e familjes. Unë jam i lumtur që jam bërë pjesë e kësaj familjeje të rëndësishme.  Unë jam gjithmonë krenar për këtë familje. Sot pimë kafe bashkë në Kijevë dhe biseduam për shumë gjëra…