08:09 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Ramadani do të ishte i kënaqur me barazim kundër Prishtinës

Derbi Prishtina – Feronikeli mund të vendos fatin e titullit të kampionit në Superligë. Aktualisht diferenca mes Feronikelit lider dhe Prishtinës në vendin e dytë është 5 pikë. Trajneri Zekirija Ramadani, para ndeshjes ka deklaruar se do të ishte i kënaqur edhe me një barazim.

“Unë mendoj se ekipi janë të vetëdijshëm se çfarë do të thotë një fitore kundër Prishtinës. Por nuk do të thotë se duhet ta marrim me eufori dhe ta kërkojmë fitoren nga fillimi.

Duhet të luajmë shumë të disiplinuar deri në minutat e fundit dhe po e them shumë sinqerisht, me një barazim tani do të isha i kënaqur. Mirëpo nëse na ipet mundësia për ta fituar Prishtinën, duhet ta shfrytëzojmë gjithsesi. Ajo fitore na jep njëfar qetësie më të madhe” deklaroi Ramadani për Supersport.

Ndeshja Prishtina – Feronikeli zhvillohet të mërkuren nga ora 17:00 në stadiumin Fadil Vokrri.