22:23 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ramadani: Duhet ta marrim seriozisht ndeshjen me Arbërinë, e pamë çka bëri në Mitrovicë

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani debutoj me fitore në stolin e kryeqytetasve. “Bardhë e kaltrit” shënuan fitore me rezultat 3:0 kundër Drenicës.

Pas fitores, Ramadani kërkoj nga futbollistët që të merret çdo ndeshje me seriozitet, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se ndeshja me Arbërinë duhet të merret seriozisht, duke theksuar fitoren e “Stuhisë së Kuqe” kundër Trepçës 89 dje.

” Ndeshje e mirë e zhvilluar nga të dy skuadrat. Arritëm qëllimin objektivi i së cilës ishte fitorja. Përveç tre pikëve me gëzon fakti që e mbajtëm portën tonë të paprekur, gjë shumë e rëndësishme kjo. I uroj futbollistët për fitoren dhe normalisht na pret punë në vazhdim duke shpresuar që të jemi si sot të përgatitur. Menjëherë të martën na pret Arbëria të cilën e pamë se çfarë bëri në Mitrovicë. Duhet ta marrim shumë seriozisht atë ndeshje dhe vetëm kjo është që tani kërkojë nga futbollistët, vetëm seriozitet nga çdo ndeshje e radhës.”, u shprehë Ramadani./Indeksonline/