17:02 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ramadani i lumtur me fitoren e ”Niklit”, komenton edhe njëherë humbjen nga Prishtina

Pas humbjes nga Prishtina, Feronikeli ka reaguar me fitore në ditën e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra drenicase ka mposhtur Ferizajn e Afrim Tovërlanit me rezultat, 2-0 në ”Rexhep Rexhepi”.

Me këtë fitore, Feronikeli dëshmoi se nuk është demoralizuar pas humbjes nga Prishtina dhe se do ta vazhdojë ndjekjen e saj për titull.

Pas ndeshjes, trajneri i ”Niklit”, Zekerija Ramadani është shprehur i lumtur me fitoren, teksa shtoi se skuadra e tij kishte edhe më shumë raste për gol, transmeton Indeksonline.

Image may contain: one or more people, grass and outdoor

“Pjesën e parë me të vërtetë e dominuam, edhe me posedim të topit, dhe shënuam dy gola. Mendoj që patëm shanse për të tretin, por që nuk arritëm ta shënojmë”, tha Ramadani.

“Në pjesën e dytë u duk se dolëm të mbrojmë rezultatin, por e mira është që nuk e vëmë në rrezik rezultatin dhe arritëm ta menaxhojmë atë deri në fund”, shtoi Ramadani.

“I uroj futbollistët për rezultatin dhe le të vazhdojmë kështu. Ndoshta humbja ndaj Prishtinës ka ndikuar shumë, por ne e kemi marrë normalisht si një humbje”.

“Mendoj se duhet të marrim mësim nga gabimet që bëmë pas pauzës në ndeshjen kundër Gjilanit, në takimin e radhës që e zhvillojmë ndaj Dritës që të dalim sa më mirë, pasi nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj kampionit aktual”, përfundoi Ramadani./IndeksOnline/