17:41 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ramdani: Kemi bërë gjëra që s’na kanë hije si klub

Trepça ’89 e befasoi Prishtinë në ndeshjen e sotme, pasi e mposhti me rezultatin final në 1:0.

Një gol i vetëm nga Arbnor Muja i mjaftoi mitovicasëve që t’i fitojnë tre pikë të plota në përballjen me Prishtinën, shkruan IndkeSOnline

Pas ndeshjes foli edhe tekniku i Prishtinës, Zekirja Ramadani, ku tha se përgjegjësinë për humbjen e mbanë ai.

“Kemi bërë gjëra që s’na kanë hije si klub, kjo humbje na demoralizon, por duhet gjetur forcën për t’u rikthyer.

“Na mungoi goditja finale, pra konkretizimi, sidomos pjesa e parë ishte më e mirë. Gjithsesi, ajo që është e rëndësishme, përgjegjësinë më të madhe e kam unë, tha mes tjerash Ramadani.