22:58 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ramë Lahaj sjellë pak nga performanca e tij fantastike në Los Angeles

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj po vazhdon të ngjes shkallët e suksesit, teksa është një nga artistët shqiptar që ka prekur skena të mëdha.

Së fundmi ai u ngjit të performojë në teatrin e Los Angeles-it me veprën “La Traviata”.

Një pjesë të këtij koncerti, Lahaj e ka publikuar edhe përmes një video në llogarinë e tij në Facebook, teksa performanca e tij është kaq e mahntishme.

Ndërsa, skenografia dhe çdo gjë tjetër duket përrallore. Këtë koncert ai e quajti si të paharrueshme.

Me këtë postim ai madje ka uruar edhe të gjithë besimtarët e fesë muslimane me rastin e Fiter Bajramit./Indeksonline/