21:13 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ramiz Kelmendi: LDK humbi 10 mijë vota me largimin tim

Biznesmeni  dhe ish deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi i ftuar në emisionin “Debat Plus” ka folur për partinë të cilën ka qenë pjesë në legjislaturën e kaluar.

Kelmendi ka thënë se LDK ka humbur 10 mijë vota pasi ka dalë ai nga kjo parti, percjell Indeksonline.

“LDK ka humbur 10 mijë vota në këto zgjedhje pasi jam larguar unë, pra LDK ka humbë me largimin tim”, tha ai

Ndër të tjera Kelmendi ka thënë që nuk shkon pas partive që janë në pushtet sepse nuk ka përfitime nga to.

“Unë nuk shkoj të partitë që janë në pushtet por ato në opozitë sepse unë nuk kam asnjë përfitim nga shteti”, ka thënë Kelmendi.

“Unë kudo që shkoj e përmirësoj ngjyrën e zezë duke e bërë të bardhë”, tha ndër të tjera Kelmendi.

Ndryshe, Kelmendi ka kandiduar për deputet në PDK mirëpo nuk siguroi votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit/Indeksonline/