75 Mall Live Search
12:03 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Ramos bëhet baba për herë të tretë, “braktis” Kombëtaren (Foto)

Sergio Ramos është larguar për disa orë nga grumbullimi me ekipin kombëtar spanjoll për të asistuar nga afër lindjen e djalit të tij të tretë, Alejandro Ramos Rubio.

Ky sebep bëri që kapiteni i Real Madridit të mos ushtrohej në seancën e pasdites me pjesën tjetër të shokëve të “La Roja”.

“Me emocion të madh dhe gëzim ne paraqesim Alejandro Ramos Rubio. Ai ka lindur në Palm, të dielën, në orën 18:24 dhe peshonte 3.1 kilogramë”, – shkroi kapiteni i kombëtares spanjolle dhe i Real Madridit pranë një fotoje, ku shfaqet bashkë me gruan e tij, Pilar Rubio, dhe fëmijën e tyre të tretë.

Ndërkohë Julen Lopetegui, trajner i kombëtares iberike, udhëhoqi një seancë stërvitore me të gjithë lojtarët e tij.

 

Temat: