15:24 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ramos, Griezmannit: Injoranca juaj është e trashë

Para fillimit të sezonit të ri në Champions League, kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka ngacmuar sulmuesit e Atletico Madridit, Antoine Greiezmann.

Francezi pohoi se kishte një vit impresiv dhe se është në nivel të njejtë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldos.

”Injoranca e tij është shumë e trashë”, tha Ramos për gazetarët në konferencën e tij për shtyp, transmeton IndeksOnline.

”Kur unë e dëgjoj këtë djalosh duke folur, më kujtohet Totti, Xavi, Raul, Iker.. futbollistët që kanë shumë tituj dhe nuk e kanë fituar kurrë Topin e Artë”.

”Ai duhet të këshillohet nga Diego Simeone apo Godin, njerëz që kanë vlera që do t’i përshtateshin atij”.

Real Madridi do të përballet nesër me Romën në kuadër të ndeshjes hapëse në Champions League./IndeksOnline/