21:41 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Ramsey i’a thërret vdekjen dikujt të famshëm, shënon për Arsenalin

Kur mesfushori i Arsenalit Aaron Ramsey shënon gol, shpesh herë ndodhë që të vdes ndonjë njeri i famshëm.

Me këtë dukuri shpesh bëhet shaka nga mediat dhe opinioni botëror.

Uellsiani ka shënuar golin e epërsisë per Arsenalin në ndeshjen kundër Neëcastle United.

Kujtojmë që në të kaluarën kur Ramsey ka shënuar, kanë vdekur personalitete si Whitney Houston, Osama Bin Laden, Steve Jobs, Muammar Gaddafi etj. /Indeksonline/