Ramush Haradinaj bën nderime të heroi Zymeri (Foto/Video)
Janë bërë shtatë vite nga rënia e policit Enver Zymeri.
Për nder të përvjetorit të tij, Policia e Kosovës ka organizuar një ceremoni tek lapidari i heroit, përkatësisht në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.
Tek lapidari i tij, janë të shumtë ata që po e nderojnë duke vendosur kurora me lule.
Edhe i pari i shtetit, Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroin Zymeri, raporton Indeksonline.
“Homazhe në nderim të shtatë vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymberi në mbrojtje të Republikës së Kosovës. Është frymëzuese sakrifica e tij në shërbim të vendit dhe shembull i mbrojtjes së rendit kushtetues”, ka thënë Haradinaj.
Ai me nderime shtetërore ka vendosur lule tek pllaka përkujtimore e tij.
I pranishëm ishte edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Naim Rexha, i cili nderoi Zymerin.
Pas përfundimit të vendosjes së kurorave me lule tek lapidari, do të vazhdohet për në vendlindjen e Heroit Zymeri në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku fillimisht do të bëhen homazhe tek varri i tij dhe më pastaj do të vizitohet edhe familja e heroit./Indeksonline/