21:57 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj, Edi Ramës: Mos shpik, boll të dalin shpikjet e Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka uruar të gjithë shqiptarët për Pavarësinë e Kosovës. Por, këtu nuk është lajmi. Në urimin e bërë nga Haradinaj, ai ka një kërkesë për Edi Ramën që t’i ndalojë shpikjet, siç e quan ai.

Krejt kjo pas një deklarate të Edi Ramës dhënë në një debat televiziv në Kosovë ku tha se demarkacioni ishte një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, që rrezikoi të ardhmen e Kosovës në integrimet evropiane.

“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll” shkruan Haradinaj në Facebook./Indeksonline/