13:45 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj javën tjetër në Bruksel, pret lajme të mira për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të vizitojë Brukselin. Ai më 18 dhjetor do të takohet me zyrtarë të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet për liberalizimin e vizave.

Këtë e ka konfirmuar për “Indeksonline”, këshilltari për media i kryeministrit, Halil Matoshi.

Sipas tij, nga ky takim do të vijnë lajme të mira për Kosovën.

“Çdo vizitë në selinë e BE-së e kryeminstrit të Kosovës është në funksion të përmbushjes së agjendave shtetërore. Sigurisht që do të diskutohet me zyrtarët e BE-së edhe për liberalizimin e vizave. Besojmë që do të kemi lajme të mira. Çdo ditë e kaluar është një hap para drejt liberalizimit të vizave”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se vet kryeministri Haradinaj ka thënë se qytetarët kosovarë do të lëvizin lirshëm në zonën “Schengen” shumë shpejt, por nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur kjo do të bëhet e mundur./Indeksonline/