10:12 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: Në Kosovë po e mbyllim një vit jo të lehtë [Video]

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj përmes një video-selfie ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë festat e fundvitit.

Ai ka thënë se viti që po e lëmë pas ka qenë një vit me plotë suksese, sfida dhe të arritura. Sipas tij, lajm i mirë ka qenë investimi në energji, transmeton ‘Indeksonline’.

Po ashtu Haradinaj iu ka premtuar qytetarëve se do të punon për një jetë më të mirë në vendin e tyre.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, të dashur shqiptarë kudo që jeni në Kosovë po e mbyllim një vit jo të lehtë një vit zgjedhjesh, një vit suksesi, një vit sfidash, një vit edhe të arriturave ndoshta ndoshta edhe lajmi i mirë ishte investimi në energji e di se vitin që vjen na presin shumë punë e shumë sfida edhe e di se ju pritni shumë nga qeveria e vendit . Unë sot ju uroj ndërrimin e moteve , ju uroj 2018-tën , me shëndet e me të mira në familje dhe ju premtoj se do të punojë që secili prej nesh në vendin tonë ta kemi jetën më mirë. Me fat 2018-ta “, ka thënë Haradinaj perms video-selfies në Facebook./Indeksonline/