14:34 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj shkon në FFK

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj aktualisht po viziton Federatën e Futbollit të Kosovës, për t’u shprehur ngushëllime kolegëve me rastin e vdekjes së udhëheqësit së tyre, Fadil Vokrrit.

Ndryshe, Vokrri ishte kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai në kohën e anëtarësimit në UEFA e FIFA, kishte rol vendimtar në kurorëzimin e suksesshëm të këtyre dy proceseve vendimtare për futbollin e Kosovës./Indeksonline/