21:14 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj vet i 15-ti në zyre, konsulta me kshilltarët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka përmbyllur një ditë dhe një javë pune me plot angazhime. Haradinaj shihet në zyren e tij në orët e pasditës i rrethuar nga këshilltarët e tij.

“Në përmbyllje të javës, vlerësime dhe konsulta si dhe përgaditje për javën e ardhme. Me kolegët, këshilltarë dhe me kryeministrin” shkruan Gani Demaj, njëri nga këshilltarët e tij.

Siç shihet në foto, Haradinaj ka ende energji fizike pasi që shihet duke qëndruar në këmbë pranë këshilltarëve të ulur./Indeksonline/