14:32 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ranglista e re UEFA-së: Italia ka parakaluar Anglinë

Sipas një raporti të ri publikuar me datë 3 tetor, Italia ka parakaluar Anglinë në ranglistën e UEFA-së.

Vendin e parë e mban sërish Spanja, madje me një diferencë kogja të madhe krahasuar me vendet. Spanja momentalisht ka koeficientë 89.283.

Ndërkohë Italia tani renditet në vendin e dytë me një koeficientë 67,440 – kurse Anglia ka koeficientë 67,177. Në vendin e katërt renditet Gjermania me një koeficient prej 61,784.

Sic shihet pritet të jetë një garë e nxehtë mes Anglisë dhe Italisë për vendin e dytë, duke marrë parasysh se ekipet e të dyja ligave këtë sezonë i kanë filluar mbarë garat evropiane. /IndeksOnline/