11:45 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Ranieri zyrtarizon largimin nga Roma

Nga fundi i këtij sezoni Claudio Ranieri nuk do të jetë më trajner i Romës.

Trajneri i shkarkuar nga Fulham pranoi të marrë drejtimin e skuadrës kryeqytetase deri në fund të këtij sezoni, duke qenë se Eusebio Di Francesco u shkarkua nga presidenti James Pallota.

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Juventusit, Ranieri pranoi se në fund të sezonit do të largohet, duke mos menduar nënshkrimin e një kontratë të re edhe nëse arrin të kualifikojë skuadrën për në zonën Champions.

“Unë jam këtu në Romë, sepse Roma më ka thirrur. Kam ardhur këtu me entuziazëm dhe vullnet të mirë: sapo të mbyllet kampionati, puna ime përfundon”, tha Ranieri.

Për të marrë drejtimin e Romës është përfolur Antonio Conte dhe Jose Mourinho, por të dy trajnerët e kanë refuzuar këtë mundësi.