19:05 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Raporti i fundit: Ylli i Kroacisë pritet të mungoj në finale

Lojtari i Interit, Ivan Perisiç duket se mund të jetë problemi më i madh për trajnerin Zlatko Daliç. 29-vjeçari dhuroi një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen përballë Anglisë duke shënuar një herë dhe asistuar për golin e Mandzukiç.

Por pikërisht në atë ndeshje lojtari pësoi një dëmtim në kofshë që nuk u duk shumë shqetësuese. Por sipas asaj që raporton “Football Italia” bëhet fjalë për një garë kundra kohës që lojtari të jetë i gatshëm në ndeshjen e nesërme kundër Francës. /IndeksOnline.