21:36 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Rashica reagon pas fitores së Werderit

Milot Rashica përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas fitores së Werder Bremen 4-1 ndaj Herth Berlinit.

Bremen arriti një fitore tejet të rëndësishme sot në udhëtim, shkruan IndeksOnline.

Në këtë përballje pati minuta edhe për lojtarin kosovar, Milot Rashica.

Pas ndeshjes Miloti është shprehur i lumtur me paraqitjen e tij dhe të djelmoshave.

“Punë e mirë sot”, ka shkruar Rashica në rrjetet sociale.

Vlen të përmendet se Miloti pati dy raste të mira shënimi sot dhe një pjesë të madhe të lojës e luajti si qendër-sulmues./IndeksOnline/