20:45 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rashica del në mbështetje të Mustafit

Shkodran Mustafi shënoi golin e parë në ditën e sotme për Arsenalin.

Mbrojtësi festoi golin duke bërë shqiponjën dykrenore me duar derisa po vraponte nga asistuesi, Granit Xhaka.

Mediat angleze raportuan se shqiptari mund të dënohet për këtë gjest.

Një festim të tillë e ka postuar në Instagram edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.

Rashica shënoi një gol shumë të bulur dje, duke i dhuruar tri pikë Werder Bremenit në minutat shtesë të ndeshjes. /IndeksOnline/