08:26 / E Premte, 24 Maj 2024 / G T

Rashica mbrëmë e festoi titullin me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë

Skuadra e Besiktasit mbrëmë mposhti 3:2 Trabzonsporin në një ndeshje spektakolare, e vlefshme për Kupën e Turqisë.

Milot Rashica dhe Ernest Muçi triumfuan mbrëmë dhe festuan titullin e kupës, shkruan Indeksonline

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica mori dy flamujt – atë të Shqipërisë dhe “Dardanëve” dhe festoi me ta.

Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe sa ishte te Galatasaray, ku fituan titullin e ligës gjatë sezonit të kaluar.

Rashica gjatë këtij sezoni me Besiktasin në ligë ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste në 29 ndeshje./Indeksonline/