07:56 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Rashica, në mesin e 11 lojtarëve më të mirë të javës në Bundesliga

Milot Rashica e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij të re në Bundesliga.

Ylli i Përfaqësueses kosovare është transferuar këtë verë te Werder Bremeni nga Vitesse.

Megjithatë, Rashica nuk debutoi nga minuta e për skuadrën e njohur gjermane, transmeton IndeksOnline.

Anësori kosovar u inkuadrua në pjesën e dytë, dhe menjëherë bëri impakt me paraqitjen e tij.

Ai asistoi te goli i barazimit të Gebre Selassiet, në ndeshjen ndaj Hannoverit.

Dhe Spiegel Online e ka zgjedhur Rashicën në mesin e 11 lojtarëve më të mirë të javës hapëse në Bundesliga./IndeksOnline/