13:35 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Rashica thyen rekord për çaja, “70 veç mas buke” (Foto)

Qytetarët e Vushtrrisë janë të njohur për përdorimin e shumtë të “çajit të rusit”, ku madje mburren për rekorde në këtë fushë.

I tillë është edhe sulmuesi Kosovar i Werder Bremen, Milot Rashica.

21 vjeçari nga Vushtrria ka postuar një foto në instagram të gotës me çaj me mbishkrimin “mas buke a 70”.

Kjo vërteton se Rashica edhe pse tashmë është një yll evropian, nuk i ka harruar traditat e vendlindjes së tij. /IndeksOnline/