17:35 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / Gj. Sh

Rashkaj: Janë disa gjëra në jetë që duhet t’i bësh me pasion, s’ka lidhje sa miliona i ki

Anel Rashkaj, ish-kapiteni i Kosovës ka reaguar para ndeshjes së Kosovës në udhëtim ndaj Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve.

Ai dha një mesazh edhe për futbollistët që nuk po pranojnë ta përfaqësojnë Kosovën.

“Janë disa gjëra ne jetë që duhet mi bo me pasion, nuk ka lidhje sa miliona i ki konto, nuk ka lidhje a luan në top klubet, por kur je në atë moment duhet pasioni mu shfaq. Luftimi për çdo duel, për çdo aksion thjesht duhet me bo me ZEMËR”, tha Rashkaj.