08:26 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Reagimi brilliant i Wilder pasi Fury nuk u dorëzua pas nokautit në raundin e 12-të

Tyson Fury është ngritur mrekullisht pas nokautit që mori në raundin e 12-të, i cili ishte deçiziv për një barazim, në përballjen me Deontay Wilder.

Të gjithë u befasuan me veprimin e Furyt, duke u bazuar te goditjet e fuqishme të Wilder në drejtim të tij.

Ani pse e dominoi gjithë meçin, dy goditjet e Wilder në fund lanë shumë për të dëshiruar te Fury, pasi që ky i fundit nuk ia doli të mbrohej siç duhet, transmeton IndeksOnline.

Pasi ishte tri vite jashtë ringut, për shkak të shumë problemeve me jetën, Fury bëri një paraqitje të mrekullueshme sot.

Dhe fuqia e tij për t’u ngritur në këmbë pas raundit të 12-të kur mori ato goditje të fuqishme, e ka befasuar edhe kundërshtarin e tij, Wilder.

Shikojeni reagimin e tij./IndeksOnline/