16:49 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Reagimi i ashpër i Tovërlanit për futbollistët që ”braktisën” Kosovën

Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon ta ketë ”shënjestër” Kosovën për t’u përforcuar.

Muaj më parë, Kastriot Dërmaku u largua Kosovës për ta përforcuar Shqipërinë, e ditë më parë edhe një tjetër mbrojtës.

Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, ish-kapitenin e Kosovës për grupmoshat, U-21, transmeton IndeksOnline.

Image result for ardian ismajli

E në lidhje me këtë temë mjaft aktuale, ka folur trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, i cili tha se është dëshpëruese që të gjithë futbollistët mendojnë se duhet të jenë titullar.

“Disa futbollistë po mendojnë që patjetër duhet të jenë në formacionin bazë. Kjo është dëshpëruese dhe jo korrekte. Atij që nuk i pëlqen që ta pres momentin për t’i dëshmuar cilësitë dhe dashurinë për Kosovën, udha e mbarë i qoftë”.

”Aq shumë ka talente në Evropë nga Kosova që për dy-tri vite ka me qenë ndër vetëm që të ftohen te Kosova. Prej se ka ardhur trajneri zviceran, gjithçka ka shkuar mirë te Kosova”, ka thënë Afrim Tovërlani për Insporti./IndeksOnline/