13:34 / E Enjte, 21 Mars 2024 / LB

Reagon Durmishi, thotë se po vazhdojnë sipas dinamikës punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Zv-ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar pas raportimeve në media për ndërprerjen e punimeve në një segment të rrugës Prishtinë-Mitrovicë.

Durmishi ka publikuar video nga punimet në këtë rrugë, teksa ka shkruar se zhvillimi i punimeve po vazhdon me intensitet të shtuar, dinamikën e paraparë, e pa asnjë ndërprerje.