22:59 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Reagon Federata Zvicerane, pas dënimit të FIFA-s për Xhakën e Shaqirin

Federata Zvicerane e Futbollit në një reagim të saj në faqen zyrtare ka shkruar se “pluhuri” i hedhur kohëve të fundit ishte shumë i madh dhe nuk mund as të parashikohej.

Sipas komunikates, thuhet se ka folur edhe delegati i Kombëtares së Zvicres, Claudio Sulser.

“Ne marrim parasysh vendimet e Komitetit Disiplinor të FIFA-s dhe jemi të kënaqur që tani e tutje do të fokusohemi për të luajtur futboll të pastër. Ne kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të grupit të mërkurën në Nizhny dhe ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë ndeshjen kundër Kosta Rikës të suksesshme”, ka thënë ai./Indeksonline/