21:18 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Reagon Hearn: Joshua – Parker? Ende nuk është arritur marrëveshja

Promotori i njohur, Eddie Heran ka folur për duelin e mundshëm të Anthony Joshuas me Joseph Parker.

Qarkulluan disa lajme se Joshua si kundërshtar të parë do ta ketë Parkerin në vitin 2018 dhe kontrata është finalizuar.

Por, Heran ka dalë me një deklaratë duke thënë se ende nuk është arritur marrëveshja. Për gjithçka duhet pritur fillimin e vitit të ri.

“Nuk ka luftë derisa të nënshkruar kontratë. Sido që të jetë, lufta e ardhshme e Joshuas do të jetë në fillim të vitit 2018”, ka thënë Hearn.

Kujtojmë se meçi i fundit i Joshuas ishte kundër Carlos Takam para disa muajve./IndeksOnline/

Temat: