23:29 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Reagon Leon Dajaku pasi tha se zgjodhi Gjermaninë: Mos tregoni rrena

Futbollisti kosovar, Leon Dajaku dje në një intervistë dhënë për klubin e tij, Union Berlin tha se ka vendosur përfundimisht që të luajë për Kombëtaren gjermane.

Por, ai sot ka reaguar në lidhje me deklaratë e tij të djeshme, ku përmes ‘Instagramit’, ka zgjedhur të sqarohet për gjithë opinionin, shkruan IndeksOnline

Dajaku, në postimin e parë që ishte në gjuhën gjermane, tha se kosovarët duhet të qëndrojnë të heshtur përderisa nuk e dijnë historinë e vërtetë në lidhje me të ardhmen e tij.

“Drejtuar të gjithë kosovarëve, ndaloni së treguari histori që janë të gabuara, për sa kohë që nuk e dini se çfarë mendoj dhe nuk keni nevojë të përhapni mesazhin tim për të gënjyer”, tha ai në postimin që më pas e fshiu.

Ndërsa, në postimin e dytë që e bëri publike në gjuhën shqipe ai u tregua i pa qartë në atë se çfarë shkroi.

Duke thënë se ajo deklaratë ishte e momentit dhe se ai ende nuk ka vendosur se për kë do të luajë.

Kujtojmë se sulmuesi 20 vjeçar, në janar të këtij viti u transferua në formë huazimi te Union Berlin.