19:13 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Reagon presidenti i Dritës pas rezultateve negative

Drita po kalon momente shumë të vështira në këtë fillim të kampionatit.

Kampionët në fuqi të Superligës kane vetëm 3 pikë në pesë ndeshjet e para dhe gjenden në vendin e parafundit në tabelë.

Për këtë kanë dhënë dorëheqje edhe trajneri dhe drejtori sportiv i skuadrës gjilanas.

Për këtë ka reaguar edhe presidenti i klubit, Valon Murseli.

Ai ka kërcënuar të gjithë ata “që nuk derdhin djersë për skuadrën” se do të largohen nga klubi.

Ky është postimi i Murselit në Facebook.

Më vjen shumë keq që në këto momente nuk jam fizikisht në mesin e stafit, lojtarëve dhe të gjithë juve që së bashku, jo shumë larg nga sot, festuam dhe u gëzuam në momentet historike që nuk do të harrohen kurrë.
Ne e realizuam vetëm një hap drejt ëndrrës të cilën e kemi, të shohim Dritën të fortë, konkurruese dhe ekip shumë te respektuar brenda dhe jashtë Kosovës.

Fanela e klubit peshon rëndë, këtë e dijnë të gjithë.
Çdo kush që ështê i kënaqur nga ajo që e arritëm dje, e nuk ka motiv të derdhë djersë sot..le t’a dijë që nuk ka vend në mesin tonë.

Te gjithë ne ndihemi fajtorë për mosrezultatet që i kemi tani, jo vetëm treneri dhe drejtori sportivë që dhanë dorheqje, por ne e kemi respektu vendimin e tyre!

Askush nuk e do suksesin e Dritës më shumë se ne, që nuk kursejmë asgjë dhe sakrifikojmë gjithcka.

Jam munduar që të krijoj kushte optimale të punës për stafin dhe mbështetje racionale e t’meritueshme për lojtarët.

Unë i kam qëndruar pas fjalëve të mia.

Ne si individ shkojmë e vijmë por Drita do të mbetet përgjithmonë.

Kërkoj nga të gjithë tifozët që thellësisht e ndjejnë dashurinë për klubin, t’a mbështesin ashtu siq kanë vepruar gjithmonë.

Pas të gjithë atij suksesi, klubin e kapi euforia dhe vetëkënaqësia.
Do të kthehemi shumë shpejt të diciplinuar dhe me përgjegjësi.

Nuk do t’a lejoj askë të luaj me ndjenjat tona.

Nga java e ardhshme pres reflektim ndaj situates dhe vazhdimësi të asaj që lam pas kampionatin e kaluar.

Sidoqoftë ata që e duan Dritën po si ne, të qëndrojnë të qetë sepse klubi është në duar të sigurta.
Me shumë respekt, i juaji
Valoni.
?