13:20 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Reagon Tovërlani: Interesat individuale po e prishin imazhin e FFK-së

Federat e Futbollit të Kosovës është në një moment shumë të vështirë institucional me skuadra, grupe dhe individë që gjuajnë fjalë kundër njëri tjetrit.

Një shumë parash e derdhur në arkat e Prishtinës dhe problemet me djalin e Fadil Vokrrit, Gramozin kanë bërë që të reagojnë të gjithë akteret e sportit dhe më gjerë.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani në një prononcim për Indeksonline ka thënë se për interesa të personave ose grupeve po prishet imazhi i FFK-së.

Përplasjet janë duke ndodhur shkaku i individëve dhe grupeve të caktuara. Kjo është shumë e keqe dhe patjetër që ndikon edhe në imazhin e FFK-së por edhe të futbollit në përgjithësi“, ka thënë Toverlani.

Kjo përplasje ka ndodhur disa javë para se Kosova të filloj fushatën kualifikuese për Euro 2020.

Me 28 mars do të mbahet Kuvendi i ardhshëm i punës në FFK, ku synohet shkarkimi i presidentit Agim Ademi. /IndeksOnline/