20:51 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Real Betisi mposhtë Milanin, merr primatin në grup

Milani ka pësuar humbje zhgënjyese në shtëpi në Europa League nga Real Betisi.

Ndeshja e zhvilluar në ”San Siro” i ka takuar Betisit me rezultat të ngushtë, 2-1 në ndeshjen e vlefshme për grupin F.

Golat për mysafirët i shënuan Antonio Sanabria (’30) dhe Giovani Lo Celso (’54), transmeton IndeksOnline.

Teksa, golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e shënoi Patrick Cutrone në minutën e 83-të.

Pas 3 ndeshjeve të zhvilluara, Betisi ngritet në vendin e parë me 7 pikë, derisa Milani është në vendin e dytë me 6 pikë.

Nga ana tjetër, Olympiacosi e ka mposhtur Dudelangen em rezultat, 2-0 për ta ”uzurpuar” vendin e tretë./IndeksOnline/