10:09 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Real Madrid – Atletico Madrid, formacionet e mundshme

Sot do të zhvillohet java e 22-të në La Ligën spanjolle.

Në Santiago Bernabeu me fillim nga ora 16:00, në kuadër të kësaj jave do të zhvillohet derbi madrilen në mes të Real Madridit dhe Atletico Madridit.

“Los Blancos” do të mundohet të ruaj pozitën e parë, edhe pas javës së 22-të, ndërsa Atletico kërkon të këndellet pasi gjendet në pozitën e pestë me 36 pikë.

Si te Reali ashtu edhe tek Atletico Madridi pritet të ketë mungesa të mëdha, Asensio, Bale dhe Hazard nuk do të jenë në dispozicion për Zinedine Zidane, ndërsa tek Atletico do të mungojnë Feliz, Koke, Gimenez dhe Diego Costa.

Ja formacionet e mundshme të derbit madrilen.