22:50 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Real Madrid ka humbur shkëlqimin, mezi mposht Viktoria Plzen

Real Madrid ka mposhtur Viktoria Plzen me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë për madrilenët e shënoi Benzema në minutën e 11-të të ndeshjes, shkruan indeksonline.

Marcelo dyfishoi rezultatin në minutën e 56-të pas një aksioni të bukur.

Golin e vetëm për çekët e shënoi Hrosovsky në minutën e 79-të të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër të grupi, Roma ka mposhtur CSKA Moskën me rezultat 3-0.

Real Madrid është në pozitën e parë me gjashtë pikë aq sa ka edhe Roma në vendin e dytë.

CSKA është në vendin e tretë me katër pikë ndërsa Plzen ka vetëm një pikë në pozitën e fundit. /IndeksOnline/