07:42 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Real Madrid kalon në fazën tjetër të Kupës së Mbretit, Ancelotti i frustruar

Real Madridi fitoi ndeshjen në udhëtim ndaj Cacereno, me rezultat 1-0, në raundin e 32-të Kupës së Mbretit.Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti kritikoi ashpër gjendjen e fushës.

“Nuk mund të luash futboll këtu. Për mua nuk ishte futboll, ishte një tjetër sport”, theksoi trajneri italian në një konferencë për shtyp.Rodrygo shënoi golin e vetëm të lojës: Ai bëri një lëvizje fantastike, kjo në një ndeshje të ekuilibruar dhe konkurruese. Kishim shumë luftime, shumë topa të gjatë, sepse nuk mund të luanim ndryshe. Ekipi u pajtua dhe unë jam i kënaqur”, përfundoi Ancelotti.