16:27 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / OSH

Real Madrid s’pret fare, shënon gol qysh në fillim të ndeshjes

Skuadra e Real Madrid ka arritur të kaloj në epërsi në ndeshjen kundër Villarreal.

Ishte Mariano Diaz që në minutën e 2-të arriti të tund portën e “Nëndetëses së Verdhë”, transmeton Indeksonline.

Edhe pse dukej si pozitë e dyshimtë, goli i Marianos u pranua. Sot Reali ka shumë mungesa në formacionin bazë./Indeksonline/