22:43 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Real Madrid s’pyet për yjet e PSG-së, kalon në çerekfinale (Video)

Real Madrid është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan indeksonline.

Madrilenët eliminuan PSG-në pasi mposhtën me rezultat 2-1 (5-2 rezultati i përgjitshëm).

Ronaldo në minutën e 52-të dhe Casemiro në minutën e 80-të shënuan për Realin.

Golin e vetëm për PSG-në e shënoi Edinson Cavani në minutën e 71-të. /IndeksOnline/