17:57 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Real Madridi bëri ofertë për Milinkovic-Savic 24 orë para se të mbyllej afati kalimtar në Itali

Mediat spanjolle shkruajnë se Lazio ka refuzuar ofertën 95 milionëshe të Real Madridit për Sergej Milinkovic-Savic këtë javë.

Sipas Don Balon, oferta u bë 24 orë para se afati kalimtar veror të mbyllej në Itali, por klubi romak e refuzoi sepse nuk kishte kohë ta gjente pasardhësin e tij.

Klubet spanjolle ende mund të transferojnë lojtarë deri më 31 gusht, por Lazio e refuzoi largimin e serbit sepse nuk kishte zëvendësues të tij.

Oferta 95 milionëshe gjithashtu nuk ishte pritur mirë, pasi Lazio kërkon 150 milionë euro për Milinkovic, transmeton IndeksOnline.

Don Balon gjithashtu shkruan se Lazio refuzoi oferta të ngjashme edhe nga Manchester Unitedi dhe Chelsea këtë verë.

Është raportuar sot në shtypin italian se Milinkovic-Savic do të nënshkruajë kontratë të re, me një klauzolë blerëse prej 150 milionë euro./IndeksOnline/