19:54 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Real Madridi përmbysë Al Jaziran, kualifikohet në finale (Video)

Skuadra e Real Madridit ka siguruar finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube.

Fituesi i Ligës së Kampionëve mposhti 2 me 1 ekipin e Al Jaziras, shkruan IndeksOnline.

Dy golat për ekipin e Zinedine Zidanes i shënuan: Crisitano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Të vetmin për ekipin e Henkt e shënoi, Romarinho.

Reali i Madridit në finale do të takohet me klubin e Gremios, e cila eliminoi ekipin e Pachucas me rezultat minimal 1 me 0./IndeksOnline/