Real Madridi zyrtarizon lojtarin që u rritë te Barcelona (Foto)
Real Madridi e ka transferuar Ayoub Abou si lojtar i lirë nga Getafe, teksa mesfushori maroken iu bashkua klubit nga Rayo Majadahonda muajin e kaluar.
20-vjeçari do t’i bashkohet Real Madrid Castillas pas një sezoni impresiv me skuadrën nga Segunda B sezonin e kaluar, ku ai zhvilloi 31 ndeshje.
Ayoub ishte lojtar i rregullt në formacionin e Antonio Iriondos dhe mund të luajë si mesfushor qendror apo edhe më përpara në fazën ofanzive, shkruan IndeksOnline.
Ai e filloi karrierën te akademia e Barcelonës, ”La Masia”, por u detyrua të largohej nga klubi shkaku i problemeve të Barçës me rregullat e FIFA-s për transferimin e lojtarëve të rinjë.
Më tutje, Abou u transferua te akademia e Portos, ku ai luajti edhe në UEFA Youth League, kompeticion evropian i të rinjëve.
Mesfushori i lindur në Casablanca është transferimi i dytë i Castillas këtë verë dhe do t’i bashkohet sulmuesit Jorge De Frutos nën urdhrat e Santiago Solarit, trajner i RM Castilla./IndeksOnline/