20:49 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Reali barazim “ferri”, e merr një pikë me ndihmë nga referi

Real Madrid nuk ka arritur të marr më shumë se një pikë në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mbretërit barazuan me rezultat 2-2 në “Santiago Bernabeu” kundër Club Brugge.

Mysafirët krijuan epërsi të dyfishtë pas pjesës së parë me golat e Emmanuel Dennis në minutat e 9 dhe 39.

21 vjeçari tregoi përformancë shumë të mirë, ku edhe festoi si Cristiano Ronaldo, shkruan Indeksonline.

Në pjesën e dytë, Zidane bëri tri zëvendësime që dolën të jenë të qëlluara, të paktën për tiu shmangur humbjes.

Ramos fillimisht ngushtoi rezultatin me një gol nga një pozicion i dyshimtë në minutën e 55-të.

Rezultatin e barazoi Casemiro në minutën e 85-të, për t’i siguruar pikën e parë Realit.

Pas këtij barazimi, Reali është në vendin e fundit në grupin A me 1 një pikë, aq sa ka edhe Galatasaray me një lojë më pak, derisa Club Brugge është në vendin e dytë me dy pikë. /IndeksOnline/