21:04 / E Diele, 25 Tetor 2020 / C E

Reali kërkon mbrapsht Hakimin, ia ofron Interit super mesfushorin

Achraf Hakimi, në pak ndeshje, është kthyer në një nga pikat e forta të Inter-it të Antonio Conte-s.

Lojtari maroken ka treguar të gjithë cilësitë e tija në fazën mbrojtëse dhe në atë sulmuese.

Paraqitje që mund të mos kalojnë pa u vënë re në shtëpinë e Real Madrid, klubi që e ka shitur pikërisht te zikaltrit.

Los Blancos mund të vihen në lëvizje për ish-lojtarin e Borussia Dortmund-it dhe mund t’u ofrojnë milanezëve një shkëmbim surprizë.

Madrilenët, në fakt, do të ishin të gatshëm të sakrifikonin Toni Kroos, një lojtar që ndiqet prej kohësh nga Beppe Marotta.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për hipoteza, por emergjenca në krahun e djathtë të mbrojtjes të Real-it mund t’i hapë rrugën shumë mundësive.