23:23 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Reali nuk fiton as kundër Numancias (Video)

Real Madrid është ndalur në barazim 2-2 kundër Numancias në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Copa del Rey.

Skuadra e Zidane megjithatë u kualifikua në çerekfinale falë rezultatit të ndeshjes së parë që ishte 3-0.

Dy golat për Realin i shënoi Lucas Vasquez ndërsa për mysafirët i shënoi Guilermo. /IndeksOnline/